-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Vrasja e Pjetër Kolës, policia jep detaje: Autori me dy identitete

Kryesoret

Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër.

Mësohet se është shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Pjetër Kolës. Në kërkim është shpallur Martin Pergjini, alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha.

Viktima Pjetër Kola

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje2, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit