Paraditen e sotme Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë sërish seancën kundër deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen Babale.
Shkak i shtyrjes së dytë është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi për të vijuar shqyrtimin në një tjetër datë.
Gjithashtu trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve.
Deputeti u shpall fajtor në shkallën e parë për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata.
Çështjen e apeloi. Në 4 korrik vendimi u shty për sot, por sërish sot është shtyrë. Tani në apel, tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.
Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.