Një banesë ka marrë flakë pasditen e kësaj të mërkure në lagjen e “Mireve” në Fushë Krujë.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Shtëpia është më pronësi të Selim Pulës.
Ka qenë ndërhyrja e pronarëve dhe mbërritja në kohë e zjarrfikëses ajo që ka bërë të mundur parandalimin e djegies së të tërë banesës dhe përhapjen e flakëve në banesat ngjitur.