-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A u bindën për amnistinë? Ambasadorët dalin duke qeshur nga vila

Kryesoret

Paraditen e sotme kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla takoi ambasadorët e akredituar në Shqipëri me të cilët diskutoi për amnistinë fiskale.

Ai i informoi ambasadorët për draftin e amnistisë që është hedhur për konsultim. Takimi u zhvillua në vilën qeveritare.

Shumë vende të BE-së janë shprehur kundër amnistisë fiskale. Britania dhe gjithashtu Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur shumë skeptike.

Por Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për ta çuar përpara këtë nismë.

Ai u shpreh dje se amnistia fiskale do të miratohet dhe se qeveria nuk është tërhequr, por është në fazën e konsultimeve.

Rezultati i takimit ende nuk dihet nëse amabsadorët skeptikë ndryshuan mendje.

Ajo që u pa ishte vetëm fakti që disa prej tyre, ambasadorja e BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë dolën të buzëqeshur.

Amnistia fiskale ka për qëllim që të formalizojë paratë e fituara në të zezë dhe jo nga veprimtari kriminale, sipas qeverisë, por kursimet e emigrantëve shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit