Policia ka arrestuar 29 vjeçarin Edmond Firajn në Korçë pasi ky i fundit ka plagosur me thikë një 23 vjeçar.
Mësohet se sherri ka nisur për një borxh 100 mijë lekësh.
Sipas burimve bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me ngjarjen.









