-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërtimet pa leje, Rama: 4646 m2 në mes të Tiranës i kalojnë shtetit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi që ka postuar në rrjetin e tij Facebook ka folur për ndërtimet pa leje.

Rama shprehet se janë 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale dhe sipas tij kjo sipërfaqe do të përdoret për interesa publike.

“Askush, as opozitat që nuk lënë akuzë pa bërë, as mediat që nuk lënë gjë pa thënë, as drejtësia jo e jo, që nuk lë avlli apo papafingo nëpër periferi pa ndëshkuar, nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi, nuk i kërkoi katet dhe metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri dhe në mes të Tiranës. Sepse të tërë, ose e kanë të ngjyer gishtin, kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt, në mjaltin e tullave e të betonit, ose i kanë sytë kaq të verbuara e veshët kaq tapë nga urrejtja që i mbush gojën me shpifje, me gënjeshtra, me akuza që janë shumë të fortë me të dobëtit, por shumë të dobët me të fortit.

Ama kush ka kujtesë e di që luftën me ndërtimet pa leje dhe betejën për shijen urbanizuese dhe modernizimin civilizues e kam nisur bashkë me politikën, pa e reshtur kurrë, me shumë arritje, por dhe me disa dështime.

Mesazhi i plotë i Ramës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit