Nxënësit e kolegji Mehmet Akif kanë dhënë mesazhe ditën e sotme në muret e Kryeministrisë për mbylljen e shkollës së tyre nga qeveria.
Ata u mblodhën pasditen e sotme për të protestuar dhe me anë të një video projektori shfaqen mesazhe në muret e institucionit me anë të një projektori.
Disa nga mesazhet e tyre ishin:
“Ëndrrat tona, s’janë teka fëminore”,
“Pse na lini në baltë e s’na përkrahni”,
“Arsimi ynë, prioriteti juaj”,
“Ne nuk heqim dorë”.
Ata kanë qenë të shoqëruar nga prindërit dhe sipas tyre qeveria po ju thyen ëndrrat që ata kishin për të studiuar jashtë. “Ne e kemi pasur kurrikulën ndryshe nga ato të shtetit. I kemi bërë në anglisht për të studiuar jashtë”, është shprehur një nga nxënëset.