-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin bën thirrje për krijimin e një rendi të ri botëror: Hegjemonia perëndimore po shkatërrohet

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se “hegjemonia perëndimore po shembet” dhe bëri thirrje për formimin e një “rendi botëror më të drejtë”, sipas BFM TV .

“Në kushtet aktuale konfliktet po përkeqësohen, po shfaqen kërcënime të reja.

Ne duhet të krijojmë një rend botëror më të drejtë”, tha Putin  përpara se të shtonte: Kjo lidhet me problemet e hegjemonisë perëndimore, e cila po shembet.”

Deklaratat u bënë gjatë një diskutimi me shefat e Inteligjencës nga vendet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, një organizatë e trashëguar nga rënia e BRSS dhe që bashkon ekskluzivisht ish-republikat sovjetike.

Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se “i kapur pas së kaluarës dhe po përpiqet të imponojë politikën e diktatit në të gjitha sferat e politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare”.

“Perëndimi krijon kriza të reja, probleme të reja dhe ushtron presion mbi vendet që zgjedhin një rrugë sovrane të zhvillimit”, tha Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit