-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky mbledh në takim urgjent zyrtarët e lartë ukrainas

Kryesoret

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes për të premten, tha të enjten zëdhënësi i tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Serhiy Nykyforov njoftoi takimin në Facebook pasi Kremlini tha se presidenti rus Putin do të nënshkruante dokumente zyrtare të premten duke shpallur aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Moska pas atyre që Kievi i quajti referendume “të rreme”.

“Presidenti Volodymyr Zelensky ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës për nesër. Rendi i ditës dhe detaje të tjera do të shpallen më vonë”, citohet të ketë thënë Nykyforov.

Ndryshe, siç është raportuar Rusia do të fillojë të premten zyrtarisht aneksimin e deri në 18% të territorit ukrainas, me presidentin Vladimir Putin që pritet të organizojë një ceremoni në Kremlin për të shpallur katër territore të okupuara ukrainase pjesë të Rusisë.

Sipas CNN, ceremonia do të zhvillohet të premten në orën 15:00 me orën lokale, ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit