NATO ka reaguar pas rrjedhjes së gazit në detin Baltik Nord Stream I. Ajo është shprehur se ajo ka qenë e qëllimshme dhe akt i papërgjegjshëm sabotimi.
Po ashtu kanë shtuar se rrjedhja e gazit veç një dëmi mjedisor është dhe tejet e rrezikshme për transportin detar.
Tri rrjedhje, dy në zonën e Danimarkës dhe një në zonën e Suedisë janë zbuluar këtë javë në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore dhe Rrjedha Veriore 2. Suedia ka identifikuar rrjedhjen e katërt të gazit në Detin Baltik, më 29 shtator.