-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të “fikin derën”/ Çfarë janë dronët vrasës që do të lëshojë Rama dhe shënjestra

Kryesoret

Sot Edi Rama njoftoi se pas ngritjes së satelitëve në orbitë do të lëshojë edhe dronët e armatosur. Qëllimi parësor sipas tij nuk është lufta, por raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial.

Por cfarë janë dronët turq që do të blejë Shqipëria?

Në internet qarkullojnë një sërë videosh për, sikurse supozohet, përdorimin e sukseshëm në Ukrainë të dronëve luftarak turq të tipit Bayraktar TB2 kundër forcave ruse. Ç’ rol luajnë këta dronë në luftë në Ukrainë?

Aktualisht në rrjet qarkullojnë video në kanale të ndryshme komunikimi turke dhe ukrainase.

Në këto video bëhen himne patetike për dronet luftarake turke Bayraktar, që sikurse pretendohet, Kievi i ka përdorur me sukses kundër ushtrisë ruse.

Bayraktar TB2 është një burim të ardhurash të mira, një artikull i suksesshëm eksporti i industrisë turke të armatimit dhe krenaria e madhe e Erdoganit. Ky tip droni është zhvilluar nga firma e dhëndrit të Erdoganit.

Sipas të dhënave të veta firma “Baykar” nga viti 2006 deri më 2021 i ka shtatëfishuar eksportet. Vetëm droni luftarak Bayraktar TB2, sipas njoftimeve në media, është porositur nga 16 vende.

Ukraina, Azerbaixhani, Maroku, Tunizia, Katari, Kirgizia dhe Turkmenistani. Edhe Polonia vitin e kaluar ishte vendi i parë anëtar i NATO-s që njoftoi, se ka porositur 24 dronë të tillë.

Bayraktar TB2 është 6,50 metra i gjatë dhe 12 metra i gjerë. Ky dron mund të qendrojë mbi 24 orë në ajër dhe arrin shpejtësinë maksimale rreth 220 km në orë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit