-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo vetëm satelitët, Rama: Do lëshojmë mbi Shqipëri dronët e armatosur

Kryesoret

Sot qeveria firmosi marrëveshjen për lëshimin e dy satelitëve në orbitë “Albania 1 dhe 2” me qëllim kontrollin e territorit. Edi Rama e vendosi theksin te disa objektiva.

Jo vetëm ndërtimet pa leje, por edhe bujqësinë, plazhet, pyjet, lumenjtë, apo zjarret dhe kështu me radhë do i kemi me një pasqyrë të vendosura përpara nesh nga krye-inspektorati lart.

Do të kenë shumë nga lart. Nuk do të ndodhë më të kemi falsitete për procesin e legalizimeve” tha Rama.

Por kreu i qeverisë shpalosi edhe objektivin tjetër; dronët vrasës, që do të blihen nga Turqia.

Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët, që me zhvillimet e reja, ne kemi vendosur t’i kompeltojmë dhe ti marrim të armatosur.

Dronët e armatosur janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial.

Dronët kanë një tërësi funksionesh në komplemtaritet, përputhje me satelitët duke qenë në dinamikë të vazhdueshme dhe duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave.

Shumë shpejt do të jenë në dispozicion.

Proceset jo gjithmonë arrin t’i mbyllësh kur i parashikon. Këtë e kam për ata që qeshin dhe përqeshin kur u kalua një afat për lëshimin e satelitëve.

Nuk ka qenë një procesi i lehtë. Bëhet për herë të parë” tha Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit