Uragani Ian ka mbërritur në gjirin e Floridas, me një forcë katastrofike, duke sjellë me vete erëra të forta, shira dhe stuhi, më të mëdhatë e më të fuqishme në vitet e fundit në Amerikë.
Fuqinë e uraganit e provoi edhe një gazetar. Video e njërit prej tyre, Jim Cantore, nga më të njohurit dhe me 35 vite eksperiencë, po bën xhiron e rrjetit. Gazetari që njihet për fizikun e tij muskuloz, mezi arrin të mbahet nga era e fortë, madje goditet në mënyrë të rrezikshme nga dega e një peme.
Për fat të mirë, gazetari shpëtoi pa dëme, por pamjet janë impresionuese.