-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aleatët duan koalicion, Berisha: Do flasim, por nuk heqim dorë nga primaret

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se do të ulet për të folur me aleatët për koalicionin opozitar, dy ditë pasi Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka, apo Dashamir Shehi i bënë thirrje për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët. Megjithatë, tha ai, procesi i primareve nuk do të ndalet.

“Shqetësimi që ngrini është i drejtë. Ne do të ulemi me aleatët. Me Partinë e Lirisë dhe me aleatët e tjerë dhe do të bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Problemi i vetëm është që ne nga primaret nuk mund të largohemi kurrsesi. Atë që sollëm ne. Primaret. Nëse ne largohemi. Ne nuk jemi më vetja jonë” tha ai.

Deputetëve të opozitës u kërkoi të mos e votojnë amnistinë fiskale të Edi Ramës. “Ai deputet që voton amnistinë fiskale ka votuar krimin dhe Rama nuk i ka votat. Është tërësisht lobim. Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Kjo tregon se është i lidhur me kartelet e drogës. Ai nuk mund ta kalojë këtë amnisti” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit