-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimi i karburanteve, Vasili: Të shkrihet Bordi i Transparencës

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë se po grabit shqiptarët nëpërmjet Bordit të Transparencës.

“Qeveria ka ngritur një mekanizëm që quhet Bordi i Transparencës, por që është Bordi i Hajdutëve”, tha Vasili.

I ndalur tek çmimi i karburanteve, ai theksoi se qeveria ka interes të mbushë arkën për të paguar koncensione dhe oligarkët të mbushin xhepat e tyre.

“Prej kohësh ky Bord hajdutësh duhet të ishte shkrirë. Opozita e ka kërkuar herë pas herë, po ashtu edhe Partia e Lirisë e ka kërkuar me këmbëngulje”, tha ai, duke shtuar: “Rruga e vetme që çdo shqiptar të mos grabitet më është shporrja një orë e më parë e kësaj qeverie”.

Deklarata e plotë e deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili:

Bordi i Hajdutëve apo Transparencës siç e quan qeveria u vetëasgjesua me vendimin e tij të fundit për rritjen 10 lekë të çmimit të naftës. Duke e çuar atë në 229 lekë.

Ky vendim, është një vjedhje e hapur dhe flagrante pasi vetë argumentet e bordit e rrëzojnë atë plotësisht.

Shoqata e Hidrokarbureve ka evidentuar qartë se rritja e naftës në bursen Platzz ishte vetëm 3 dollarë me një efekt prej 3 lekë për litër, ndërkohë që bordi e rriti 10 lekë për litër. Do të thotë që 7 lekë të tjera do të vinin si pasojë e rritjes së kursit të dollarit.

Por në fakt, duke ju referuar Bankës së Shqipërisë ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Pasi kursi i dollarit në raport me lekun ka një rënie prej 1.5 pikësh, duke arritur në 120.47 nga rreth 122 që ishte më parë.

Qeveria mbush arkën për të paguar koncesione dhe tendera e të tjerë. Kurse oligarkët mbushin xhepat e tyre dhe të qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit