Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i shoqëruar nga Dallëndyshe Bici e IKMT-së dhe drejtori i policisë së Tiranës njoftoi sot goditjen e radhës në ndërtimet pa leje.
Ai ishte poshtë një pallati në Tiranë, ku denoncoi se jo vetëm që ka kate pa leje, por ka ndryshuar edhe projektin. Kusure, tha më tej, ministri ka edhe policia dhe IKMT përpos drejtësisë.
“Kjo nuk është fushatë mediatike, por operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat mbi pjesët e sistemit të vjetër të drejtësisë.
Policia dhe IKMT ka kusuret e veta, por sikur kjo pjesë e drejtësisë të kishte bërë sa IKMT dhe policia do të kishim rezultate shumë më të mira.
Ky subjekt jo vetëm ka kate pa leje, por edhe një ndryshim skandaloz të projektit nga i miratuari më parë. Nga sot, sapo të mbarojnë verifikimet e plota, do i nënshtrohet ligjit dhe cdo metër do i kthehet publikut dhe popullit” tha ministri.