Policia e Tiranës ka goditur rrjetin e prostitucionit në Tiranë, duke vënë në pranga 7 persona.
Të gjithë shtetasit që organizonin prostitucionin ishin të huaj, mes tyre edhe një 30 vjeçare Kolumbiane e cila organizonte rrjetin.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Contact”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetase kolumbiane, organizatore e rrjetit të prostitucionit, në Tiranë.
Vihen në pranga edhe 6 shtetase të huaja që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.
Procedohen penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre, shtetaseve të huaja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Contact”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetaseve:
B. R., 30 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
L. P., 28 vjeçe, L. B., 23 vjeçe, Y. S., 28 vjeçe, D. B., 31 vjeçe, M. G., 21 vjeçe dhe L. B., 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Prostitucioni”.