Ish-Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat duke shpalosur qëndrimin e Partisë së Lirisë kundër amnistisë fiskale.
Ilir Meta, ashtu si BE dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon që qeveria të tërhiqet nga nisma që ka shkaktuar shumë debat.
“Amnistia fiskale do të kriminalizojë të gjithë shoqërinë. Do të largoheshin investitorët e huaj dhe do të dëmtoheshin bizneset vendase. Do të sillte rritjen e kriminalitetit të rrugës.
Mbështes shqetësimet e argumentuara që ngrenë alarmin për nismën kokëfortë të qeverisë. Të hiqet urgjentisht dorë nga kjo lëvizje dhe të kërkohet ndjesë për këtë provokim” tha Meta.