-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin do përdorë armë bërthamore? SHBA: Pasojat do ishin të jashtëzakonshme

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Rusinë se përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të sillte pasoja të jashtëzakonshme.

Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se nëse rrezikohet Rusia, ai është i gatshëm “të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion”, duke iu referuar kështu armëve të shkatërrimit në masë.

Kremlini njoftoi zyrtarisht gjatë një ceremonie të premten aneksimin e katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve që Ukraina dhe aleatët i konsideruan të jashtëligjshme dhe për të cilat u zotuan se do të vendosin sanksione të mëtejshme.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do t’i mbrojë territoret e reja “me të gjitha mjetet e disponueshme”, duke i alarmuar kështu zyrtarët në Perëndim.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha këtë javë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, pasojat do të ishin të ashpra dhe katastrofike.

“Ua kemi shprehur publikisht dhe privatisht rusëve, se pasojat do të ishin reale, dhe do të ishin të jashtëzakonshme”, tha zoti Price.

Ai u pyet nëse këto pasoja të ashpra do të vlenin edhe nëse Rusia do të përdorte një armë të vogël bërthamore në Ukrainë.

“Përdorimi i armëve bërthamore në këtë konflikt do të shoqërohej nga këto pasoja”, tha zoti Price.

Të enjten, Senatori demokrat Richard Blumenthal dhe Senatori republikan Lindsey Graham paraqitën një projekt-ligj që parashikon ndërprerjen e marrëdhënieve me çdo vend që njeh aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës. Senatori Graham foli edhe për kërcënimet bërthamore të Presidentit rus Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit