Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një lajm të mirë për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj. Vendimi për rritjen e çmimit është anuluar.
Tashmë nuk do të paguajnë 42 lekë për kilovat, por njëlloj sa kategoritë e tjera. Kjo është një tërheqje e fortë?
Por përse u tërhoq Rama nga vendimi për ata që cilësoi të “pasurit me pishina dhe oborre të mëdha që harxhojnë më shumë”? Tre ishin arsyet sipas qeverisë.
“Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta.
Por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.
Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë.
Dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit” tha Rama. Zhurma e disa muajve rresht mori fund.