-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ristani i lë përgjegjësinë Bashës: Financimet ruse te xhepi i kryetarit jo te arka e PD-së

Kryesoret

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka reaguar sërish për financimin rus të marrë nga PD-ja, kur në krye të saj ishte Lulzim Basha.

Po ashtu dhe se kreu aktual i PD-së Ristani është shprehur se asnjë nga fondet nuk ka hyrë në arkën e partisë, por ato janë mbajtur nga Basha.

Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari. Dua t’i bëj me dije zonjës Ambasadore se, nuk ka asnjë vendim të tillë, ku, bazuar në kushtetutën e Partisë Demokratike, të autorizohet Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD, të bëjë lobime në emër dhe interes të partisë. Kështu, ritheksojmë se, çdo gjë që lidhet me këtë rast është absolutisht përgjegjësi individuale e Lulzim Bashës,” është shprehur Ristani.

Nga ana tjetër ai ka shtuar se Gjykata e Apelit te Tiranes e ka shqyrtuar çështjen në fjalë dhe ka provuar në mënyrë ezauruse faktin që PD si institucion, nuk ka bërë as hyrje dhe as dalje, të asnjë shume monetare te lidhur me kompaninë Biniata Trade dhe Nick Muzin.

Ristani ka përfunduar deklaratën e tij duke theksuar se PD tashmë ka ngritur një komision hetimor për këtë çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit