Një ndeshje në kalçeto është për shkak për sherr midis tre të rinjve në Tepelenë.
Njëri prej tyre ka shkuar në shtëpi ku ka marr armën tip kallashnikov dhe ka kërcënuar shokët. Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar një tragjedi të mundshëm.
Gjatë kontrollit ajo i ka gjetur 17-vjeçarit dhe një sasi kanabisi.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi i shtetasit R. H., 17 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik që ai mbante me vete.
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit,” ka njoftuar policia.