Shumë mendojnë se për të shkuar në Australinë e largët e vështirë, por shqiptarët jo vetëm kanë shkuar, por tashmë kanë nisur të mbjellin edhe kanabis atje.
Policia australiane në Melbërn ka vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë, të ciulat akuzohen për kultivim kanabisi.
Ata kishin ngritur disa shtëpi bari në zonat pranë Melburnit, ndërkohë që një sasi e madhe droge është sekuestruar.
Mediat australiane bëjnë me dije se një agjent i pasurive të paluajtshme është arrestuar nga hetuesit federalë pasi i gjente shtëpi shqiptarëve. Agjenti i pasurive të paluajtshme në Melburn, Joe Tumino, akuzohet se ka përdorur profesionin e tij për t’i siguruar të katër prona me qira për grupin kriminal në juglindje të Melburnit.
Policia Federale Australiane beson se Tumino punonte për 36-vjeçarin Avdi Molla, një ndërtues i Aspendale Gardens që besohet të jetë udhëheqësi i grupit kriminal. Hetuesit pretendojnë se Molla, i cili ka lindur në Shqipëri, është i lidhur me figura të njohura të krimit të organizuar ndërkombëtar në vendin e tij të lindjes dhe ishte duke koordinuar operacionin e kultivimit të drogës në periferi të Melburnit.
Oficerët e bastisën shtëpinë e Mollës qershorin e kaluar dhe gjetën një pajisje të aktivizuar me An0m, 270,000 dollarë para në dorë dhe pesë orë dizajni të fshehura në një zgavër në çati. An0m ishte një aplikacion i koduar mesazhesh i zhvilluar dhe përdorur nga AFP dhe FBI për një goditje globale të krimit.
Molla dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, 46-vjeçari Emiliano Paron dhe një grua 23-vjeçare nga Dandenong, u arrestuan më shumë se një vit më vonë, në gusht 2022.