Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot pas tërheqjes së qeverise nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Tabakut, Rama nuk bëri nder që e tërhoqi vendimin me një muaj, por sipas saj, ishte thjesht një reagim që argumentet e opozitës ishin të sakta dhe që vendimi ishte arbitrar dhe abuziv.
“Nuk bëri nder që e tërhoqi me një muaj, thjeshtë tregoi që argumentet tona ishin të sakta, thjeshtë tregoi që vendimi ishte arbitrar, abuziv. Nuk bëri nder që e tërhoqi me një muaj, thjeshtë tregoi që argumentet tona ishin të sakta, thjeshtë tregoi që vendimi ishte arbitrar, abuziv. Është shumë mirë që qeveria i kërkon qytetarëve të kursejnë.
Duhet të kursejmë sepse është periudhë krize, duhet ta menaxhojmë më mirë buxhetin familjar. Ore po kjo qeveria vetë a po kursen? A po shtrëngohet qeveria? A po ul shpenzimet e kontratave korruptive koncensionare dhe PPP?
Qeveria shqiptare a po vendos prioritete për shpenzimet e luksit? A po heq qeveria shqiptare dorë nga gjitha projektet abuzive? A po vazhdon të paguajë faturat e arbitrazhit?”, tha ndër të tjera Tabaku në një postim në rrjetet sociale.
Tabaku thekson se çmimi i energjisë “nuk duhet që të rritet çmimi i energjisë elektrike, as më 1 nëntor! Nuk duhet në mënyrë absolute barra t’i kalojë 100.000 familjeve të mesme shqiptare!”
“Shqipëria i ka mundësitë, buxheti i shtetit i ka mundësitë. Nuk duhet në mënyrë absolute barra t’i kalojë 100.000 familjeve të mesme shqiptare! ”, u shpreh më tej Jorida Tabaku.