Xhelozia është bërë shkak për një ngjarje të rëndë të ndodhur në komunën e Kavallës, në Greqi.
Një fermer i ka marrë jetën të dashurës së tij dhe fëmijës së tyre 10 muajsh, dhe më pas vrau veten. Kushëriri i 54-vjeçarit dha një intervistë për mediat greke ku tregoi se autori fillimisht i kishte thirrur viktimat në kasollen dhe i kishte vrarë me çifte dhe më pasi kishte vrarë dhe veten.
E thirra, por ai nuk u përgjigj. Sapo iu afrova kasolles pashë tre trupat. Rrugës dëgjova 1-2 të shtëna. Megjithatë, nuk i kushtova vëmendje, pasi në zonë ka gjahtarë dhe mendova se vinte prej tyre”, tha ai.
Partnerja e tij ishte gjermane dhe ai dyshonte se mos do të kthehej në gjermani së bashku me fëmijën e tyre dhe po krijonte një lidhje në Gjermani.