Këshilli Evropian, i cili mbledh së bashku liderët e BE-së, ka reaguar pas aneksimit të 4 rajoneve ukrainase të shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Në orën e fundit, Putin ka organizuar një ceremoni nënshkrimi dhe ka mbajtur një fjalim duke festuar pushtimin e katër rajoneve në Ukrainë, duke përfshirë pjesët e kontrolluara nga Rusia Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
“Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të ndryshojë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij kombi sovran”, tha Von der Leyen.
“Rusia rrezikon sigurinë globale “, theksojnë anëtarët e Këshillit Evropian, duke nënvizuar se ata kundërshtojnë dhe dënojnë pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm të Rusisë të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson ” .