Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një njoftim për mediat tha se Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia.
Ajo u shpreh se ne nuk do të njohim rezultatet e tyre.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e qeverisë shqiptare.