Ditën e sotme ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati në rrugën “Lord Bajron”, në Tiranë.
Mësohet se është djegur banesa në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.
Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.