-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen në Shqipëri “armikja” e Berishës! Kim e çon te Tabaku

Kryesoret

Në Shqipëri ka ardhur për një vizitë zyrtare senatorja amerikane Shaheen. Një njohëse e mirë e Ballkanit, problemeve dhe korrupsionit, senatorja zhvilloi disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit. Në axhendë ishte edhe një zyrtar i PD-së, por i grupit anti-Berisha; Jorida Tabaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka dhënë detaje nga biseda duke e prezantuar senatoren si nismëtare e Ligjit për Mbështetjen e Luftës kundër Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

“Kënaqësi takimi me @SenatorShaheen, anëtare e KPJ në Senat dhe njëkohësisht kryetare e nënkomisionit të Europës. Njohëse shumë e mirë e çështjeve të Ballkanit Perëndimor & një senatore me eksperiencë në çështjet e politikës së jashtme.

Nismëtare e Ligjit për Mbështetjen e Luftës kundër Korrupsionit në BP. Duke forcuar edhe më shumë zhvillimin ekonomik dhe sigurinë në rajon.

Një nga zërat më të fortë të rritjes së pranisë së SHBA në rajon në fushën e investimeve dhe projekteve të qendrueshme ekonomike!

@pdshqiperi s’ka aleat më të besueshëm e mbështetës se SHBA! Shqipëria në NATO dhe rrugëtimi për në BE janë realitet prej mbështetjes së saj! Prandaj mirëpresim çdo ndihmë në fushën e sigurisë kibernetike dhe padyshim zhvillimit teknologjik dhe energjitik të vendit” shkruan Tabaku.

Goditja e fortë e SHBA për korrupsionin në Shqipëri ishte Sali Berisha, që DASH e shpalli “non grata” më shumë se një vit më parë në maj 2021, pas zgjedhjeve lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit