-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha “kopjon” Ramën: Trokisni derë më derë! Jemi për turp

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar kërkoi nga anëtarët që të dalin në bazë dhe të trokasin derë më derë për të dëgjuar qytetarët dhe hallet e tyre. Skema “derë më derë” është aplikuar më parë nga socialistët. Kryetari i PD-së kishte udhëzime të qarta.

Takimet e bashkëpunëtorëve nuk po zhvillohen në nivel seksioni dhe grup seksioni. Ne kemi nevojë emergjente. Po zien. Po vlon. Njerëzit më shkruajnë, ku jeni çfarë po bëni? Kryetarët e degëve të bëjnë mbledhjet e kryesisë.

Të miratojnë një plan pune të detajuar për të gjithë aktivitetin. Takimet në nivel seksioni dhe grup-seksioni. Të deleguarit i keni ju. Do vijnë nga qendra. Po i keni ju. Të shkojmë të trokasim. Verifikojmë dhe identifikojmë.

Kjo parti ka pasur në zgjedhje disa qendra pa komisionerë. Kjo është e turpshme. Na kanë mbetur dhjetëra qendra pa njerëz fare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit