Paraditen e sotme në doganën e Kukësit janë sekuestruar 14 000 paund dhe 2600 euro.
Një shqiptar nga Kosova është proceduar pasi nuk i deklaroi paratë në kufi. Shumat ishin fshehur në makinën tip “Porsche” që drejtohej nga poseduesi i shumës B. G. 31-vjeç.
I riu lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar po ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.