Partia Demokratike ditën e sotme do të zgjedhë kreun e Forumit Rinor.
Votimi do të hapet në orën 08:00 dhe do të jetë në orën 18:00. Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë sipas degëve të partisë.
“Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcat politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe do të jetë një ditë bashkimi” thekson FRPD.
Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë; Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.