Prokurori i Drejtorisë së Potenzës në Itali, Francesco Curcio u shpreh se Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve narkotike në botë.
Deklarata është mjaft e fortë në një kohë që qeveria shqiptare thotë se ka minimizuar në rekorde historike kultivimin e kanabisit.
“Duhet të kihet parasysh se Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve narkotike në botë, duke përfshirë marijuanën, por është edhe një udhëkryq në trafikun e kokainës” tha ai.
Prokurori italian prononcimin e bëri gjatë njoftimit të goditjes së dy grupeve të shpërndarjes dhe trafikut të drogës në Pulia dhe Fogia. Njëri prej grupeve drejtohej nga shqiptari Ardit Ismaili.