Një 36-vjeçar është arrestuar në Skrapar në kuadër të operacionit “Mollas”. I arrestuari është Ervis Lamçe 36 vjeç. Ai akuzohet për kultivimin e 205 bimëve të dyshuara narkotike në vitin 2020.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 21.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ai dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kala, Skrapar.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.








