-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pagat për zjarrfikësit, Rama: Me buxhetin e ri, do kemi një tjetër rritje!

Kryesoret

Kryeministri Rama ka dalë mëngjesin e sotëm në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ku u fokusua fillimisht tek tema e rritjes së pagës për zjarrfikësit. Sipas Ramës, kjo rritje është vetëm për këtë 3-mujor, pasi sipas tij, me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rritje, ashtu sikurse edhe për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

‘Dua të ndalem fillimisht në hapje të kësaj deklarate tek një pyetje e ngritur nga familjarët në lidhje me rritjen e pagës për zjarrfikësit. Është e vërtetë që është një rritje që në fakt as nuk i përgjigjet kërkesës së tyre të bërë me të drejtë, dhe as objektivit tonë, sepse është një rritje për këtë 3-mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rritje, sic do të ketë për mjekët, infermierët dhe mësuesit. Ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit për të filluar si për të gjitha kategoritë e tjera për të cilat rriten pagat, dhe menjëherë me buxhetin e ri, do të kemi një rritje për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe infermierët.’, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit