Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar mbi 1 kg kokainë. Operacioni u finalizua në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Dy personat që do të jepnin kokainën u arrestuan, ndërsa i riu që do ta merrte u arratis. Të arrestuarit janë;
Sokol Gjeci 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe Arben Cenaj 42 vjeç, banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim S. Gj. 23 vjeç që do të merrte kokainën.
Në Marikaj Gjeci dhe Cenaj pikasën duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e policisë, është larguar me vrap.
Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.