-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: “Syrin” e Tiranës e gjobitëm 1.3 mln euro, gjyqtari i korruptuar e rrëzoi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se pallati “Syri i Tiranës” në qendër të kryeqytetit u gjobit me 1.3 mln euro për 4646 metrat pa leje që ndërtoi. Por, tha më tej Edi Rama, gjobën që vendosi IKMT-ja për kompaninë “Ideal Construction” e rrëzoi gjykata. Kjo tha kryeministri e mbushi kupën që e shtyu për të miratuar aktin normativ për të sekuestruar katet pa leje.

Publikova dokumentin e kallëzimit në prokurori të kompanisë. Tani po u jap një dokument tjetër, dënimi me gjobë i kësaj kompanie për 4646 metra të ndërtuara për qëllim fitimi jashtë lejes. Është një dënim me gjobë dhe gjoba është sipas ligjit për m2, e kemi përcaktuar vetë.

Shuma ishte 160 milionë e kusur, ose 1.3 mln dollarë. Kjo gjobë u vendos në qershor. Urdhëroni tani se cfarë ka ndodhur. E çojnë në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin. Një gjykatës i verbuar. Unë besoj i verbuar nga paraja, por nuk jam nga ata që ngre akuza pa prova. I pa denjë. Fare. Fare, fare. I thotë shtetit “JO”.

Ndërkohë që gjobën e ka ligji dhe jo inspektorati. Ky ishte rasti që derdhi kupën dhe na detyroi të futemi me vendimin e fundit të qeverisë që të mos ketë mundësi të futet asnjë prokuror dhe gjyqtar në mes. Po jap edhe një tjetër shembull.

IKMT ka kallëzuar penalisht të gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, jo vetëm të palës tjetër, por edhe të PS-së, 12 drejtorë urbanistike, 25 krye-inspektor, 2 drejtor ALUIZNI dhe 4 anëtarë të këshillit të rregullimit të territorit. Sa kanë shkuar nga këta para ligjit? Asnjë. Të gjithë dosjet i zuri myku në prokurori” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit