-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza energjitike/ Rama: Po përpiqemi ta lehtësojmë këtë luftë. Unë s’bëj filma!

Kryesoret

Në vijim të diskutimit të tij me komentuesit në Facebook, Kryeministri Rama u pyet se përse vendosi që të rrisë çmimin e energjisë elektrike, kur ka mënyrë të tjera për të marrë para.

Pyetje: Pse të rritësh energjinë kur ju I keni rritur të gjitha? Merr lekë plot nga gjëra të tjera që ti i di shumë mirë?

‘Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje çmimi, në krahasim me ditët dhe vitet përpara fillimit të kësaj krize, që po sjell rritje çmimesh të energjisë elektrike dhe të gazit në të gjithë Europën, kjo vjen si rezultat i faktit që ato lekët plus që dalin nga rritja e të ardhurave për shkak të rritjes së çmimeve, përdoren për të kompensuar këtë diferencë.’, tha Rama.

Pyetje: Ti i ke të gjitha filma, Je njeri inteligjent prandaj bëre këtë teatër që të dalësh si shpëtimtari i kombit…

‘S’kam asnjë arsye dhe mundësi që të revoltohem me këtë lloj gjuhe, përderisa këtë lloj e dëgjojmë përditë e përnatë në nivelet më të larta të përfaqësimit politik e mediatik. Unë nuk kam bërë asnjë heroizëm, por një gjë është e sigurt që çdo ditë, çdo minutë, ditë e natë jetoj për këtë detyrë dhe kjo detyrë është në funksion të rezultateve për njerëzit dhe përmirësimit të jetës së njerëzve. Inflacionin e luftës nuk e ka sjellë qeveria apo unë. Ne po përpiqemi absolutisht për ta lehtësuar këtë luftë. Këtu bëhet fjalë për të bërë maksimumin në funksion të lehtësimit sadopak financiar dhe psikologjik të të gjithë njerëzve në këtë vend. Filma unë s’bëj. Kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit’, vijoi Rama në lidhje me këtë çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit