-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shifrat/ Ku do të ndalet cikli në rritje i ndërtimit?

Kryesoret

Ndërtimi është kthyer në një nga sektorët kryesorë që po mbështet rritjen ekonomike, i nxitur nga shtimi i projekteve rezidenciale.

Vazhdimi i punimeve për rindërtimin pas tërmetit dhe investimet publike, kryesisht në ndërtimin e rrugëve.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e ndërtimit, në vitin 2021, ishte rreth 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro).

Që prej 2014-s, sektori i është rikthyer ciklit zgjerues, dhe në vitin 2021 tejkaloi nivelin e 2008-s, kur janë dhe të dhënat më të hershme të publikuara nga INSTAT.

Pesha e ndërtimit ndaj PBB-së në total u rrit me 0.6 pikë përqindje, në 9.6%, duke arritur në nivelin më të lartë që nga 2013-a.

Sektori u rrit me ritme dyshifrore në tre tremujorë (deri në 40% në tremujorin e dytë), me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur zgjerimi ishte njëshifror (4.9%).

Rritja e fortë vijoi dhe në tremujorin e parë të vitit 2022, me 25.5%.

Ndërtimi e mbylli vitin 2021 me rritje të fortë prej 19.4% (nga 1.81% vitin e mëparshëm).

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme u zgjerua me 8.9% (nga 5.5% vitin e mëparshëm të pandemisë).

Pjesa më e madhe e kompanive të ndërtimit raportuan zgjerim të ndjeshëm të të ardhurave, sidomos në sektorin rezidencial.

Për të dytin vit radhazi u shënua dhe një numër i lartë i hyrjeve të reja nga ky sektor në renditjen e “Monitor 200”, për shkak të rritjes së shpejtë.

Në vitin 2021 u shtuan në listën e “Monitor 200” edhe 9 subjekte të reja të lidhura me ndërtimin, duke e çuar në total në 42 sipërmarrje.

Qarkullimi vjetor i kompanive të ndërtimit (apo nënkontraktorëve) dhe atyre të lidhura me to, të renditura në “Monitor 200”, shënoi rritje me 32.% me bazë vjetore në vitin 2021, pas një zgjerimi prej 11.4% dhe një tkurrje prej 7% në 2019-n.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit