Një raport i KLSH thotë se fëmijët në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” ushqehen më pak se norma ditore. Në lidhje me këtë ka reaguar Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë Silva Caka.
Caka i ka bërë thirrje ministres Manstrliu të shkarkojë drejtuesit të kësaj strehe dhe gjithashtu i ka kujtuar Bora Muzhaqit që është ministre e fëmijëve pasi sipas saj kjo e fundit e ka harruar.
“Shkarkimi i drejtuesit të kësaj strehe dhe gjithë atyre që kanë abuzuar me bukën e gojës së jetimëve do të ishte më e pakta që mund të bënte Manastirliu, si nënë në radhë të parë… Se e kemi të qartë që kallëzimi penal është i pamendueshëm për drejtorët e partisë.
Edhe një pyetje të fundit, se nuk mundem t’a shmang:
Bora Muzhaqi, e kemi të qartë që edhe ti vetë e ke harruar që je Ministre e Fëmijëve, pasi në shumë raste ku përfshihen fëmijët, nuk të është ndjerë zëri i gojës fare, por doja të dija mos ndoshta mendon se je Ministre e Fëmijëve të Edi Ramës, Ministrave dhe Deputetëve të PS?“
Gjithashtu ajo ka cituar edhe një pjesë nga Kurani ku thuhet: ”Jepini pasurinë jetimëve (kur të bëhen të aftë të vetvetes), mos ua ndërroni të keqen (nga pasuria juaj) me të mirën (nga pasuria e tyre). Mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është mëkat i madh.” (Nisa: 2)
Por sipas Cakës ministria nuk do t’ia dijë as për ligj e as për Zot, se ndërgjegje dhe dhembshuri nuk ka e nuk ka.