-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapje totale! Kandidatët e PD-së për kryetar do i zgjedhin socialistët?

Kryesoret

Këshilli Kombëtar i PD-së do të vendosë sot mënyrën dhe skemën si do të zgjidhen kandidatët në primaret për zgjedhjet lokale.

Por cila pritet që të jetë formula?

Idetë janë disa. Një nga formulat që po diskutohet brenda selisë së PD-së lidhet me zgjerimin e rrethit të personave që do të vendosin për kandidaturat.

Një nga opsionet është hapje totale. Kjo parashikon që për të zgjedhur kandidatin nuk do të votojnë vetëm anëtarët e PD-së me teser partie, apo simpatizantët e deklaruar pa teser, por edhe qytetarët e tjerë.

Por kjo është një thikë me dy presa, pasi do të bënte që për të zgjedhur kandidatin e PD-së të kishin mundësinë të votonin edhe socialistë, apo simpatizantë të partive të tjera nëse nuk ka barrierë kufizuese.

Hapja e “portës” për të gjithë edhe nëse nuk do të vendoste, më e pakta nuk përjashtohet që do të kishte ndikim tek gara për skualifikimet për figurat brenda opozitës.

Megjithatë ende nuk është vendosur asgjë zyrtarisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit