-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tetori nis me ulje, bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Kryesoret

Bordi i transparencës ka njoftuar për ndryshim në çmimet e karburanteve. Sot në orën 18:00 nafta do të ulet me 6 lekë për litër, nga 229 në 223 lekë/ litri.

Edhe çmimi i benzinës është ulur me 5 lekë, nga 203 do të tregtohet me 198 lekë/litri.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar 78 lekë/litri.

Njoftimi i bordit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit