Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me qytetarët sot në Elbasan, foli edhe lidhur me procesin zgjedhor të Avokatit të Popullit, sipas tij Endri Shabani është avokati i kryeministrit Rama jo atij të popullit.
Sipas kryedemokratit, ishte një gabim dhënia e firmave në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit të pavarur për bashkinë Tiranë.
“Gabim ishte, e pranoj dhe ju jeni të shqetësuar. Gabim ishte ajo me firmat e Endri Shabanit, avokatit të Edi Ramës, dhe unë ju kërkoj ndjesë. U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”, tha Berisha.









