Ditën e sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot me vranësira dhe reshje shiu. Në disa zona do të ketë stuhi dhe shtrëngata.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet Kukës dhe Dibër priten reshje mesatare.
Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 29 °C
në vendet e ulëta: 18 / 26 °C
në vendet malore: 13 / 24 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.