Partia Demokratike miratoi rregulloren për primaret. Kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka njoftoi modalitetet si do të zhvillohen primaret për zgjedhjet lokale.
Për të zgjedhur kandidatin nuk do të votojnë vetëm anëtarët e partisë, por edhe simpatizantët. Mbledhja përcaktoi edhe rregulloren kur kandidon kryetari i degës.
“Në votime, e përcakton statuti, nuk do të marrin pjesë vetëm anëtarësia, por edhe simpatizantët e PD-së, që përcaktohen në statut kush janë, si regjistrohen dhe gjithë modalitetet e tjera.
Statuti përcakton se simpatizantët kanë të drejtën e votimit. Nuk është risi se përcaktohet në statut. Për kandidimin e kryetarëve të degëve dhe pozicionin që duhet të mbajnë.
Pati disa propozime, por në fund u miratua propozimi që; kryetarët që do të kandidojnë, funksionet e tyre do i kryejë një nga n/ kryetarët e degës.
Gjatë primareve kryetarët nuk do i ushtrojnë detyrat. Nëse do të fitojnë në primare atëherë statuti parashikon që menjëherë nuk janë më në pozicionin e kryetarit të partisë, por kandidatit.
Nëse nuk fitojnë do të mbajnë pozicionin që kishin. Do të ketë apo jo balotazh? Balotazhi do të qëndrojë si proces gjatë votimit” tha Paloka.
Po me aleatët si do të veprohet? “Pas ditës së sotme ku u miratua rregullorja, do të fillojnë kontaktet me aleatët dhe do të bashkërendohet puna. Besoj se zoti Berisha do të jetë negociator kryesor me aleatët” tha Paloka.