Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar një skemë vjedhjeje sipas tij. Sipas tij uniformat blu, pasi akuzuan një shtetase spanjolle për prostitucion ata i vodhën nga çanta 6 mijë euro.
Për këtë, kryedemokrati është shprehur se policia është e mbushur me “delinkuentë nga Partia e Krimit dhe Çuçi i familjes.” Sipas tij shefat kanë marrë para dhe fshehin denoncimin dhe krimin.
Postimi i qytetarit digjital nga Berisha
Njeres nga femrave te shoqeruara te kombesise spanjolle Punonjesi i Policise se antidroges Dritan Jaupaj se bashku me oficerin e trafiqeve Alket Pashai dhe Tre Punonjesi te tjere policie I kane vjedhur nga çanta nje shume prej 6.000 Eurosh.
Kjo shtetase e ka bere problem eshte ankuar por shuma e parave nuk i eshte kthyer.Nga kjo shume sipas te dhenave ka marre pjesen e tyre shefi i trafiqeve Ilia Goga dhe shefi i sektorit Arber Zemani.Eshte informacion 100% I sakte. Femra e vjedhur eshte e kombesise spanjolle.Bashkelidhur Po ju dergoj profiling e hajdutit Dritan Jaupaj dhe njoftimin zyrtar te Policise per kete “sukses”.
Ndersa Arber Zemani eshte I famshmi I Durresit qe ju keni bere statuse dhe eshte kthyer me nderhyrjen e fuqishme te Perlat Cullhaj Tek Ministri I Velieres Bledi Cuci duke e katapultuar Zemanin shef sektorit per narkotiket dhe trafiqet ne Drejtorine e Policise Tirane.