Nekid Arapi dyshohet se është një prej të arrestuarve në Angli, për pengmarrjen dhe torturimin e shqiptarit Nertil Buzi, në këmbim të 400 mijë paundëve.
Arapi është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, ndërsa rezulton i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1, 25 të Kodit Penal, për një ngjarje të vitit 2018, në Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Vasil Dervishaj.
Shpërndanin kanabis dhe kokainë’, arrestohen 3 adoleshentë në Tiranë. Më pas çështja ndaj tij është pushuar me vendim të shkallës së parë.
Rrethanat e çështjes
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka paraqitur para asaj gjykate në datën 31.7.2019, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 1044, viti 2018, në ngarkim të të pandehurve, sipas objektit të cituar në pjesen hyrëse të këtij vendimi.
Po kështu, nga ana e prokurorit është urdhëruar edhe ndalimi i këtyre shtetasve të dyshuar, për shkak të rrezikut të ikjes së tyre dhe fshehjes ndaj hetimeve që po kryeshin lidhur me zbardhjen e ngjarjes.
Viktima ka shkuar në vendin e ngjarjes me automjetin e tij të markes “Ford Focus”, me ngjyrë të zezë, me targë italiane DD 476 AF dhe është qëlluar kur ka qenë jashtë automjetit, i cili është gjendur i ndezur, me derën e hapur dhe pozicionuar në karrexhatën e djathtë të rrugës.
Vrasja është kryer duke përdorur vetëm një armë zjarri pistoletë ende e paidentifikuar si armë, por që rezulton armë zjarri në të cilën përdoren fishekë luftarak 9 mm.
Në drejtim të viktimës është qëlluar të paktën pesë herë, dy prej të cilave i kanë prekur trupin.