Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj kapjes së kateve pa leje nga Rama tek një pallat në zonën e Myslym Shyrit.
Vasili është shprehur se ajo godinë i përkit Arben Malokut, i cili sipas tij ka blerë vota për PS gjatë zgjedhjeve të 2021. ai ka theksuar se Çuçi e ka zyrën 300 metra larg nga kjo ndërtesë dhe është e pamundur që mos ta ketë vënë re.
“Rama, Çuçi i Rames, Veliaj i Rames nuk i shohin dot katet pa leje te Arben Malokut kur ka zgjedhje, se duhen per te blere e per te grabitur votat.
Ky Çuçi eshte vertet nje karagjoz i papare, qe e ka zyren 300 metra larg nga katet pa leje te Rruga Myslym Shyri po katet me vite nuk i shihte dot.
Keta hajdute votash me Edi Ramen me krye bejne edhe sikur ankohen nga drejtesia se gjoja i paska penguar.
Dhe kush pa, keta qe i çojne njerezve te thjeshte policine ne shtepi se riparojne WC- ne, apo lavamanin apo pllakat majolike ne banje.
Keta e kane syrin pishe per te pare kotecin ne Vlore, apo nje fshatar, qe shet dy kg domate dhe tre tufa majdanoz,” është shprehur Vasili.
