-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin mund të nisë një sulm ndaj Mbretërisë së Bashkuar nga hapësira

Kryesoret

Vladimir Putin mund të nisë një sulm ndaj Mbretërisë së Bashkuar nga hapësira.

Admirali Sir Tonny Radakin tha se presidenti rus ka kapacitet për të nisur një sulm në drejtim të sateliteve të GPS-it dhe të telekomunikimit që mund të shkaktojë kaos për Perëndimin.

Lideri rus ka kërcënuar vazhdimisht fuqitë perëndimore që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në muajin shkurt dhe tregoi se ai ishte i gatshëm të përdor armët nukleare për ta mbrojtur sovranitetin rus.

Dhe situata ka përshkallëzuar pas aneksimit zyrtar nga Rusia të katër rajoneve ukrainase, që nënkupton se ai mund të pretendoi se një sulm mbi ato toka është sulm mbi Rusinë – edhe pse aneksimi nuk është pranuar nga shumica e komunitetit të gjerë ndërkombëtar.

Ndërsa trupat e Putin kanë pësuar shumë goditje poshtëruese gjatë agresionit të vazhdueshëm të Ukrainës, dhe me shumë zona të okupuara duke u çliruar, Sir Tonny ka paralajmëruar që të mos të nënvlerësohen kapacitetet e Rusisë.

Ai në një intervistë tha se: “Rusia ka kapacitete në hapësirë. Kemi parë një shembull të kësaj në fund të vitit të kaluar, kur Rusia e shpërtheu një objekt në hapësirë që krijoi mbetje të mëdha hapësinore”, raporton Mirror.

Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate ka kërcënuar Britaninë e Madhe me hakmarrje për sanksionet e vendosura si dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, thotë se Rusia nuk do ta harrojë bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Kievin, apo me ato që ajo i quan “forcat ultra-nacionaliste të Ukrainës”, sipas mediave ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit