-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Lezhë, polici që ishte në vendngjarje: Përdora armën për të parandaluar autorët

Kryesoret

Një punonjës i Policisë së Shtetit ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atentatin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku u plagos 30-vjeçari Sokol Daci.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur krejtësisht rastësisht dhe ai nuk ishte në shërbim.

“Nuk isha në shërbim dhe prania ime aty ishte rastësore. Për shkak të dinamikës së shpejtë, nuk kam arritur të identifikoj autorët e atentatit. Kam përdorur armën e zjarrit për të neutralizuar autorët, me qëllim parandalimin e pasojave më të rënda,” ka thënë ai në dëshminë e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë një berberhaneje, ku autorët dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të biznesit dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit